Inflacioni në eurozonë nga Janar ka filluar të bie duke shkuar në 8.5 për qind, falë rritjes shumë më të vogël të çmimeve të energjisë, treguan vlerësimet e para të Eurostat të mërkurën.
Në janar, norma vjetore e inflacionit në Eurozonë, e shprehur me indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK), ishte 8.5 për qind, ka llogaritur Enti Evropian i Statistikave.
Në dhjetor, çmimet e konsumit në Eurozonë u rritën me 9.2 për qind me bazë vjetore dhe me 10.1 për qind në nëntor.
Në tetor, inflacioni arriti nivelin më të lartë që nga viti 2000, kur Eurostat filloi publikimin e të dhënave, në 10.6 për qind. Në bazë mujore, çmimet ranë me 0.4 për qind në muajin janar./Lajmi i plotë.