Presidenti Volodimir Zelenski e ka vlerësuar goditjen e vazhdueshme kundër korrupsionit si një “lëvizje drejt drejtësisë” pasi autoritetet ukrainase bastisën dhe kontrolluan shumë vende të lidhura me anëtarët aktualë dhe ish-anëtarët e qeverisë së Ukrainës, raportoi Washington Post.
“Sot është një ditë e frytshme për vendin tonë – një ditë e frytshme në përballjen me ata që kërkojnë të dobësojnë Ukrainën,” tha ai në fjalimin e tij.
Shtytja vjen vetëm disa ditë përpara një samiti të planifikuar në Kiev midis Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, pasi Ukraina kërkon të bëhet një anëtare e plotë e unionit.
Autoritetet ukrainase bastisën dhe kontrolluan disa vende të mërkurën, duke përfshirë edhe shtëpinë e oligarkut Ihor Kolomoiski, shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm ukrainas Arsen Avakov dhe disa kompani ndërtimi në Kiev. Sipas Zelenskit, disa zyrtarë të lartë të qeverisë tashmë veçse janë zëvendësuar./Lajmi i plotë.