Alternativa sonte në Gostivar është duke mbajtur të kryesisë lidhur me zhvillimet e fundit politike. Kryetari i kësaj partie, Afrim Gashi në një deklaratë për MIA-n, ka thënë se pasi të mbarojnë bisedimet mes ASH-së dhe LSDM-së do të diskutojnë për mbetje ose largim nga koalicioni qeverisës. Ai ka thënë se ata janë për kompromis edhe rreth shpërndarjes së resorëve.
Gashi ka theksuar se organet partiake do të vendosin nëse do të mbesin apo do të dalin nga Qeveria.
Nëse Aleanca do të jetë partner qeveritar dhe Alternativa do të mbetet, sipas tij, ka mënyra për komunikim dhe bashkëpunim, ngase, ka shtuar ai, Alternativa është parti kooperative.
“Nëse arrihet marrëveshje mes tyre, ne do ta shohim nëse është prekur marrëveshja jonë për hyrje në Qeveri”, ka thënë Afrim Gashi për MIA, transmeton SHENJA.
Nga pozita e njeriut të parë në parti, ai thekson se Alternativa por momentin nuk ka vija të kuqe për partnerët e koalicionit dhe se është i gatshëm për kompromis për lëshimin e disa pozicioneve.
Gashi ka theksuar se për momentin nuk ka asnjë ofertë për të cilën do të bisedohej në partinë që të sjellët konkluz dhe të bisedohet me partnerët e ardhshëm të koalicionit.
Data 20.08.2025
Aktuale
- Cakolli: Manovrat politike të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës
- Zhduket zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima! Mesazhi i fundit që u dërgoi familjarëve
- Personat me nevoja të posaçme kërkesë partive, në listat për këshilltarë të ketë edhe persona me pengesa në lëvizje
- A jeni gati për sfidën? Gjeni pesë bileta brenda 15 sekondave!
- Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset 28-vjeçari! Autori arratiset pas sherrit
- Limani: Zgjerohet bulevardi “Vëllezërit Gjinoski” në katër korsi, hapen edhe katër rrugë të reja
- Prindi i njërës nga viktimat në Koçani: Kryeministri bëri gjest njerëzor
- Osmani: Çairi do të bëhet komuna e parë me mekanizma realë kundër korrupsionit