Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka lënë të kuptohet për herë të parë të mërkurën se Beogradi mund të ndryshojë kurs dhe të vendosë sanksione kundër Rusisë, që është një nga kërkesat kryesore të BE-së që Serbia të avancojë në negociatat për anëtarësim në BE, raporton EUROAKTIV.
Në një intervistë ekskluzive me EUROACTIV Serbia, Daçiç, një veteran prej më shumë se 30 vitesh në politikën e nivelit të lartë, tha se Serbia, një kandidate për BE që nga viti 2012, udhëhiqej kryesisht nga një vlerësim i asaj që ishte në interesin e saj më të mirë.
“Ne dënojmë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës dhe kështu votuam në organet ndërkombëtare. Nëse ne do të vendosim sanksione ndaj Rusisë është një pyetje tjetër. Nuk është çështje kohe apo afatesh, është çështje që ka të bëjë me interesat tona politike dhe ekonomike”, tha ai në intervistë./Lajmi i plotë.