Bullgaria vazhdimisht refuzon t’i zbatojë aktvendimet e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, të cilat janë sjellë me vite prapa. Ka 16 aktvendime të cilat kanë të bëjnë me maqedonasit në Bullgari, të drejtën e tyre për bashkim, të drejtën për dalje në zgjedhje, për arsim në gjuhën amtare, për cekjen si maqedonas, deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në emisionin “10 minuta” në TV 21.
Ai tha se në samitin e ardhshëm të Këshillit të Evropës në Rejkjavik do të bisedohet për vendosjen e mekanizmit efektiv me të cilin aktvendimet do të duhet të zbatohen dhe Bullgaria duhet t’i zbatojë.
Ai shtoi se do të vendoset mekanizëm efektiv jo vetëm për Bullgarinë, por për të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës që të fillojnë të zbatohen aktvendimet e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut.
Lidhur me ngjarjet e fundit dhe marrëdhëniet e ashpërsuara me Bullgarinë, Nikollovski theksoi se vetëm e konfirmon atë që VMRO-DPMNE e thotë me vite prapa, se qeveria nuk ka kurfarë strategjie, dhe se po bëhen vazhdimisht lëshime.
Sipas tij, nevojitet politikë serioze ndaj Bullgarisë, ndërsa qeveria aktuale e LSDM-së dhe BDI-së nuk ka kapacitet për atë.