Ndërron jetë 14-vjeçarja, dyshohet se shkak u bë helmimi nga deodorant.
Një 14-vjeçare ka ndërruar jetë pasi spërkati dhomën e saj të gjumit me deodorant. Babai i të miturës tregoi se vajza e tij, e cila ishte autike, nuk mund të flinte pa hedhur aromën tek jastëku i saj.
“Era e saj i dha asaj një ndjenjë relaksim, nëse ajo do të ndihej paksa e shqetësuar në ndonjë mënyrë, ajo do ta spërkaste këtë spraj dhe do t’i jepte një ndjenjë harmonie sepse është një deodorant që përdorte gruaja ime”, deklaroi ai.
Vëllai më i madh i Giorgia Green e gjeti atë në gjendje të pavetëdijshme në ambientin ku kishte spërkatur deodorantin.
“Dera e saj ishte e hapur, kështu që nuk ishte sikur të ishte një ambient i mbyllur.Në një moment zemra e saj ndaloi pasi nuk arriti të mbushej me frymë“, u shpreh ai.
Prindërit shprehin shqetësimin e tyre ndaj deodorantit Aerosol, pasi shumë prindër i blejnë pa venë re shkrimin mbi paketim. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Shoqata Britanike e Prodhuesve të Aerosolit (BAMA), e cila u shpreh se deodorantët kanë paralajmërime shumë të qarta në etiketat e tyre.
BBC shkruan se sipas ligjit deodorantët me aerosol duhet të kenë me patjetër paralajmërimin për t’i mbajtur larg fëmijëve. Hetimi për vdekjen e Giorgia vijon ende, ndërsa mjekësia ligjore ende nuk ka arritur në një përfundimin të saktë.