Derisa Ali Ahmeti pi duhan në Zajaz, deputetët e ASH-së duhet të krijojnë shumicë dhe kuorum në Kuvend. Ky është qëndrimi i deputetit të Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, i cili thotë se Kuvendi është jofunksional dhe zgjidhje janë zgjedhjet e reja parlamentare.
“Ajo që është percepcion shpesh është se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pin duhan në ndonjë vendbanim të caktuar, në rastin konkret me siguri ka pirë duhan në Zajaz, ndërsa deputetët e ASH-së duhet ta bëjnë shumicën parlamentare për të. Kjo është një situatë e çuditshme kur ti marrish parasysh rrethanat politike që i kemi këtu, edhe pse është e drejtë e tyre autonome ti marrin vendimet e veta”, deklaroi Fadil Zendeli, Lëvizja BESA.
Por deputeti i LSDM-së, Mile Talevski thotë se Kuvendi është funksional dhe se ASH dje ka mundësuar të hapet seanca e re dhe të votohen disa ligje.