Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në tubimin partiak të BDI-së në Tetovë ka folur për zhvillimin ekonomik në vend, projektet që realizohen nga dikasteri që udhëheq ai, e që sipas tij kanë për fokus përmirësimin e jetës së qytetarëve, veçanërisht shqiptarëve, transmeton TV21.
Foli edhe për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.
“Sot gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në çdo produkt që importohet, hyn në vendin tonë dhe del në treg. Çka do të thotë kjo? Duke filluar prej doganës, asnjë produkt, asnjë shërbim nuk mund të dalë në treg nëse ambalazhën nuk e ka në gjuhën shqipe, që nga Strumica deri në Strugë”, tha Bekteshi.