ZORAN BOJAROVSKI
Edhe pse presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në një deklaratë për media pas seancës së Këshillit të Sigurimit të mbajtur më 23 janar, tha se ajo i kushtohet “gjendjes së sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin euroatlantik. “, dhe sipas radhës me të cilën i radhiti – kryesimi i vendit tonë me OSBE-në, fokusi i së cilës është kërcënimi më i madh i sigurisë pas Luftës së Dytë Botërore për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë dhe situatës në Kosovë, ishte mjafë e qartë se këtë herë organi më i lartë shtetëror për çështjet e sigurisë kishte si temë qendrore “zhvillimin e fundit të ngjarjeve në marrëdhëniet me Bullgarinë”.
Një pasqyrë e shkurtër dhe faktike e ngjarjeve të 14 janarit tregon qartë nevojën logjike të organizimit të seancës së Këshillit të Sigurimit:
Më 14 janar, me rastin e përkujtimit të Mara Bunevës, eurodeputeti Aleksandar Xhamaski nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut dërgoi mesazhet më ekstreme dhe më helmuese nga pozita e nacionalizmit mbarëbullgar./Lajmi i plotë.