Roli i ri ndërkombëtar i vendit, në kohën kur bota po ballafaqohet me rrënimin e sistemit të vlerave demokratike, duhet të rikthej vetëbesimin te qytetarët e këtij vendi, si dhe besimin në institucionet. Xhenur Iseni, politikolog, kujton se kryesimi i Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë- OSBE është një nga sukseset më të mira diplomatike në historinë e vendit. “Pa pik dyshimi se është një nga sukseset më të mira diplomatike në historinë e vendit, në mos suksesi me i madh, sidomos në këto rrethana të kryesosh me Organizatën më të madhe rajonale për Siguri, është sfidë në vete, por që besoj se do të realizohet me sukses nga ministri i jashtëm aktual i vendit. Ky kryesim ndoshta dhe përcakton të ardhmen. E në këtë moment nisja e punës jep shpresën për të ardhmen. E këtë filloi menjëherë ta bën kryesuesi, MPJ Bujar Osmani, i cili ishte për vizitë në Kiev, aty ku dihet se kush është agresori dhe kujt duhet t’i jepet ndihma. Vështrimet mbi të ardhmen përbëjnë një proces që kanë vetëm një pasqyrë, ajo është përmirësimi i aftësisë tonë si shtet për të përmirësuar gjendjen. E ku më mirë se sa tani me kryesimin e OSBE- “Fjala është për njerëzit”. Është shumë më rëndësi për një shtet të vogël si jemi ne, të promovohemi në skenën politike botërore, përmes një organizate me peshë që po kryesohet nga një shqiptar me synim të qartë jetën e njerëzve dhe paqen”, tha Iseni. Nga 1 janari kryesimin me OSBE-në ka marr Maqedonia e Veriut. Kryediplomati Osmani ditë më parë është kthyer nga Kievi, prej ku ka bërë me dije prioritetin kryesor të kryesimit e që është jeta e njerëzve në zonat e konflikteve.
Data 02.05.2024
Aktuale
- Bastisje në Tetovë, kapen lëndë narkotike
- Mexhiti: Karshiaka është e vendosur në përkrahje të ndryshimit
- Kurti: Kosova është e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
- “U plakshim bashkë”, Merita me urim rmocional për ditëlindjen e Nysretit
- “Ti e ke radhën”: KSHZ-ja rrumbullaksoi karvanin edukativ në Rajonin e Tetovës dhe Manastirit
- Shoqërohet në polici një i mitur në Mitrovicën e veriut, shkroi grafitë përçarëse
- Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar
- Shkon në 10 numri i të vdekurve, dhjetëra të zhdukur nga moti i keq në Brazil