Përkundër sfidës së identitetit personal që kemi të gjithë, e bukura është në pranimin e diversitetit dhe të punojmë së bashku për të ecur drejt asaj që duam, që është zhvillimi i përgjithshëm i vendit tonë, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në deklaratë për CIVIL media, në konferencën e njëmbëdhjetë shkencore ndërkombëtare “Sfidat e identitetit, trashëgimisë kulturore, zhvillimit të qëndrueshëm apo turizmit lidhur me krizat e reja” në Ohër.
– Koncepti i një shoqërie për të gjithë është plotë sfida, unë kam qenë i përfshirë në këtë projekt që në fillim, madje kam qenë pjesë e krijuesve të Strategjisë. Fatkeqësisht, realiteti është i tillë që sipas këtij koncepti njerëzit ose do të fillojnë të jetojnë “Një shoqëri për të gjithë” ose nuk do të mund ta shohin kurrë dritën ashtu siç duhet ta shohin, shtoi Bytyqi./Lajmi i plotë.