Naser PAJAZITI
ASH pak muaj më parë akuzohej Levicë, VMRO-iste, Grueviste, e sot nga BDI po lëmohet si kameleon!!!
Partia e Ali Ahmetit sigurisht se për 20 vjet ka krijuar fuqi pushteti, para dhe një PR sistematik që ndezë e fikë tema e opinione, hedh spine, kur i duhen asaj!
Edhe tani po luhet loja e hedhjes së kockës së pushtetit për ASH, duke u imponuar si temë e ditës, për të defokusuar zjarrin brenda BDI, që herë fiket e herë ndizet.
Është e cuditshme se si altoparlantët e pushtetit me lajme e spine senzacionale e pompozitet ia thurrin lakun Taravarit për të hyrë në Qeveri. Dhe mbrëmë pikërisht ky ishte kryelajmi dhe kjo dihet se kush e bën këtë ?
Nuk e kuptoj se cili është interesi i ASH për të hyrë në një Qeveri të tillë jostabile dhe përbrenda konflituoze, me beteja dhe fraksione të forta brenda LSDM (Kovacevska, Zecevica, Zaeva, Brankovista), fraksione të forta në BDI (Ahmeti- Grubi vs Xhaferi-Mexhiti…), Alternativen e injoruar dhe PDSH-në e margjinalizuar…
Ky vit është vit fushate dhe BDI vec se po e bën këtë me Korridoret e projekte famoze, duke dhënë e bërë llogaridhënie, duke mos ndal premtimet, bazuar në buxhetin që e kanë thurrur vetë për këtë vit.
E ASH ku po shkon ‘si capi te kasapi’?!
Po thonë, jo po ndryshimet kushtetuese dhe rrugëtimi për në BE.
Po, në rregull, askush nuk e konteston faktin se ASH është properendimore me përcaktime të paluhatshme dhe e gatshme për të votuar edhe ndryshimet kushtetuese.
E ndërsa, sa i përket politikave gjeostrategjike, ato ka kush i përcakton, bile edhe partitë VMRO e LSDM janë të vogla!
A PO HYN A JO, ky debat është mirë të përfundoj sa më shpejt?!