Ndjehemi të zhgënjyer nga Lëvizja Besa, pasi nuk na është kthyer ajo çfarë ata kanë marrë nga ne në Tetovë, kështu u shpreh lideri i ASh-së, Arben Taravari në ClickPlus në TV21.
“Opozitarizmin te shqiptarët e bën përfundimisht Aleanca për Shqiptarët. Këtu është edhe shtrirja e partive, jo vetëm numri i deputetëve. Çdo respekt edhe për Lëvizjen Besa. Ne kemi raporte korrekte edhe me Lëvizjen Besa edhe pse s’kemi ndonjë bashkëpunim. Ndjehemi pak të zhgënjyer nga udhëheqja në Tetovë, sepse realisht Aleanca për Shqiptarët ka ndihmuar edhe atje, dhe fatkeqësisht feedback-u që e kemi marrë nga njerëzit e Lëvizjes Besa, nuk ka qenë aspak korrekt”, tha Taravari.