Një bllok apartamentesh në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, u dëmtua rëndë në një sulm me raketa ruse të shtunën dhe njerëzit u bllokuan nën rrënoja, sipas Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit.
Pesë persona janë vrarë dhe 27 janë plagosur pas një sulmi me raketa ruse që goditi një ndërtesë apartamentesh në qytetin ukrainas Dnipro.
“Ata janë thjesht çnjerëzor. Të paktën një shkallë është zhdukur. Nën rrënojat ka njerëz që ishin në shtëpi për festën”, tha ai për Reuters./Lajmi i plotë.