Duke bërë gjëra të reja, trashëgimi të reja, zëvendëskryeministri Artan Grubi është duke eliminuar trashëgimin e BDI-së dhe politikisht personalitete politike, tha Izet Mexhiti nga i ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” në BDI, në emisionin ClickPlus në TV21.
“Me reformat që po i paralajmëron, Grubi mundohet të eliminojë një trashëgimi të BDI-së duke i eliminuar edhe politikisht personalitetet politike, brenda – shtyllat e BDI-së, duke u munduar të bëjë një trashëgimi të re”, tha Mexhiti.