Naser Xhemaili nga Tetova, me profesion veteriner teknik, së shpejti edhe jurist, që i vogël është marrë me blegtori.
“Blegtoria është biznesi ynë familjar, unë jam brezi i katërt i përfshirë në blegtori dhe jam i vendosur të vazhdoj ta zhvilloj fermën pavarësisht pengesave të mëdha.
“Katër vite më parë, ne filluam të merreshim me turizmin rural, hapëm një klub kuajsh dhe organizojmë xhiro me kuaj në të gjithë Malin Shar”, tha Naser.
Ferma e Naserit dhe familjes së tij, “Biofarma 1 Mai”, ka 4080 dele dhe më shumë se 50 kuaj dhe siç thotë Naseri është e vetmja në Maqedoni që ka një numër të tillë dhensh. Përveç familjarëve, ferma ka edhe 25 punonjës./Lajmi i plotë.