Në një intervistë për Zërin e Amerikës, këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet foli për praninë e korrupsionit në Ballkanin Perendimor përfshirë edhe Maqedoninë. Ai tha se Uashingtoni është i zhgënjyer pasi korrupsioni po bëhet pëngesë për zhvillimin e rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë. “Ne shohim potencial të jashtëzakonshëm në mbarë Ballkanin Perëndimor, nga pikëpamja ekonomike, për sa i përket demografisë, talentit të madh që ekziston në Ballkanin Perëndimor. Zhgënjimi ynë është se ka shumë gjëra që bëhen pengesë për këtë potencial të madh. Dhe korrupsioni është një ndër këto çështje. Prandaj shohim kaq shumë të rinj në Ballkanin Perëndimor që largohen për të shkuar në vende të tjera, pasi nuk shohin një të ardhme të ndritur për shkak të disa prej sfidave me të cilat po përballen shumë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkak të korrupsionit. Maqedonia e Veriut është sigurisht një prej këtyre vendeve që po hasin në këtë vështirësi. Ne po bëjmë çfarë të mundemi për të ndihmuar. Luftimi i korrupsionit është një prioritet për Sekretarin e Shtetit Blinken, për të gjithë administratën. Pra është një priroritet i yni. Është një shqetësim dhe është diçka që e ngremë gjatë gjithë kohës”, ka deklaruar këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Data 13.03.2026
Aktuale
- Mickoski: Pres që gjatë ditës të ketë ulje të derivateve të naftës për 2,5 denarë për litër
- A është Rusia gati për një provokim të rrezikshëm ndaj NATO-s?
- Valë e ftohtë dhe kthim i dimrit në Ballkan pas 17 marsit?!
- BDI-ja, Mickovskit: Zbatimi i Kushtetutës s’është problem i trashëguar
- Shkarkohet Sulejman Rushiti nga pozita e drejtorit të Teatrit të Gostivarit, reagon sindikata
- Një milionë euro ka kushtuar evakuimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Dubai
- Pasi dizeli u shtrenjtua për 14.5 denarë, Mickoski paralajmëron lirimin e tij për 2.5 denarë
- Arrestohet përsëri 18 vjeçari nga Pallatica e Tetovës, kërcënoi me bomba shkollën e mjekësisë


