Qytetarët e Kosovës janë më të lumturit në Ballkanin Perëndimor dhe të 32-tit në botë, sipas Raportit të Lumturisë në botë për vitin 2022.
Sipas raportit, nga vendet e rajonit, pas Kosovës renditet Serbia e 43-ta, Bosnja & Hercegovina e 67-ta, Mali i Zi i 75-ti, Maqedonia e Veriut e 89-ta dhe Shqipëria e 90-ta.
Vendin e parë për vitin e katërt radhazi e zuri Finlanda, ndërsa të fundit Afganistani.