Qytetarët të cilët përdorin aplikacionin “TVSH-ja ime” që kthen një pjesë të TVSH-së, nga 1.800 denarë për tre muaj, do të mund të skaenojnë deri në 2.100 denarë.
Qeveria në mbledhjen e sotme e vërtetoi tekstin e Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për kthimin e një pjesë të TVSH-së së vlerës së shtuar te personat fizik, i propozuar nga Ministria e Finanacave.
Me ndryshimet e propozuara rritet shuma maksimale e lejuar që mund t’i kthehet një personi fizik për një tremujor kalendarik.
Domethënë, është planifikuar të rritet shuma maksimale që mund të arrijë një person, si e drejta e kthimit të një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar, në 2.100 denarë për tremujor për një person fizik.
Data 30.07.2025
Aktuale
- Logos-A pjesëmarrës në Panairin e Librit në Ulqin
- MPB i hedh poshtë shkrimet e publikuara në disa portale rreth Ligjit për policinë dhe largimin e një polici nga puna i dënuar për vepra penale
- Është gjetur trupi i vajzës 16-vjeçare e cila u zhduk në ujërat e Vardarit në Gradsko
- Të drejtat e jetës dhe politikës: Ambasada gjermane sinjalizon alarm për politizimin e FSK-së në misionin humanitar
- Medreseja “Isa Beu”: Kjo është një ditë historike për arsimin fetar
- Aksident në Lezhë, përplaset një fëmijë 10-vjeç me biçikletë! Dërgohet me urgjencë drejt Traumës
- Angellov: Në vijim është selektimi administrativ i kandidatëve të paraqitur për zjarrfikës
- BIRN: KPA shkarkon nga detyra prokuroren Eranda Laze