Disa shkupjanë kanë përfunduar nën pranga të policisë pas një aksioni kundër tregtisë së palejuar me substanca narkotike. Gjatë aksionit, sipas MPB-së, tek tre nga të arrestuarit është gjetur një çantë shpine me 14 pako amfetaminë. Gjithashtu janë kryer edhe kontrolle e bastisje në disa lokacione tjera në Shkup, ku është arrestuar edhe një grua 39 vjeçare.
Nga MPB thonë se gjatë muajit Nëntor dhe Dhjetor janë realizuar një sërë hetimesh nga ana e Prokurorisë Themelore në Shkup, si pasojë e të cilave, janë arrestuar 13 persona.