Kriza për shkak të luftës në Ukrainë shkaktoi një rritje të çmimeve në të gjithë botën, veçanërisht në çmimet e karburanteve, energjisë dhe ushqimeve.
Në kushte të tilla, prodhuesit e duhanit, të cilët punonin gjatë gjithë vitit, nuk e dinin se çfarë i priste, por para përfundimit të blerjes së këtij viti, thonë se mundi i tyre i investuar më në fund dha rezultate.
Rritja e çmimeve, mungesa e fuqisë punëtore, rritja e kostos së jetesës, rrethanat, dhe përvojat e viteve të kaluara ende i trembin, por siç thonë ata vitin e ardhshëm do të mbjellin sërish duhan dhe do të lidhin kontrata.
Ata presin të njëjtat kushte si tani dhe nëse është e mundur pak më mirë.
Ata sërish shpresojnë në ndihmën e shtetit dhe nëse do të ketë rritje të mëdha çmimesh do të kërkojnë edhe rritje të subvencionimit për duhanin./Lajmi i plotë.