Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike” në Alsat tha se gjatë këtij viti që po kalon, ishte njëri nga më të mirët në 10 vitet e fundit në drejtim të rritjes së investimeve të huaja. Sipas tij më mirë ka qenë vetëm në vitin 2018.
“Gjatë këtij viti, investimet e huaja, në këtë moment, janë prej 528 milionë euro. Ka vetëm një vit, në 10 vitet e fundit që është më i mirë se ky vit, ai është viti 2018”, tha Bytyqi.