Takim me transportuesit privat do të ketë, por pasi që t’i marrim të dhënat nga Drejtoria për të ardhura publike për parametrat për të cilat pati diskutim publik mes transportuesve, NPQ-së dhe Qytetit të Shkupit, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“I pres të dhënat nga Drejtoria për të ardhura publike sepse thashë se diskutimi me transportuesit duhet të bazohet në fakte. Kur t’i marrim të dhënat nga parametrat për të cilat pati diskutim publik mes NPQ-së, transportuesve privat dhe Qytetit të Shkupit, atëherë do të mund të organizojmë një takim të tillë në të cilin prej së afërmi do të njihemi me problemin, megjithatë kjo nuk do të thotë se si Qeveri hyjmë në çfarëdo lloj marrjeje të kompetencave të Qytetit të Shkupit sepse, siç mund të informohem nga mediumet, qyteti i Shkupit tashmë ka filluar procedurë për riorganizim të sistemit të transportit publik. Megjithatë, ato janë informata vetëm në nivel të informatave mediatike duke pasur parasysh atë se nuk kemi koordinim me Qytetin e Shkupit”, tha Kovaçevski.
Përsëriti se Qeveria punon në gjetje të modelit me të cilin do të sigurohet financim dhe mbështetje për realizim të projekteve më të mëdha infrastrukturore në Shkup të cilat, siç tha, nuk guxojnë të ndalen sepse bëhet fjalë për ura, bulevarde….
“Në kuadër të mundësive të veta, Qeveria di të duhet ta bëjë atë”, tha Kovaçevski,
I pyetur nëse po përgatitet ligj i ri për lojërat e fatit, Kovaçevski tha se një propozim i tillë nuk është shqyrtuar në mbledhje të Qeverisë.