Në prag të dimrit qytetarët tremben nga një goditje e re e çmimit për energji elektrike. Autoritetet thonë se çmimi i energjisë elektrike u rrit nga 1 janari, por tanimë punohet që rritja e çmimit të jetë sa më e vogël për qytetarët.
Komisioni rregullativ bën analiza dhe bën me dije se në kohë krize energjetike duhet të modelohen zgjidhjet për të shmangur ngarkesat shtesë mbi qytetarët dhe për të mbrojtur kategoritë e cenueshme.
Çmimin përfundimtar për energjinë elektrike duhet ta vendos KRE, ndërsa vendimi do të shpallet deri të premten, më së voni në fillim të javës së ardhshme, thonë për CIVIL MEDIA.
Vendimi do të varet më së shumti nga çmimi i ofruar i termocentraleve shtetërore, por edhe nga çmimi i operatorit të transmisionit MEPSO si dhe nga çmimi i operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Elektrodistribucia, përllogaritja e të cilit do të përfshijë TVSH të lartë prej 10 përqind, në vend se 5 për qind./Lajmi i plotë