Avokati Besnik Asani nuk është habitur me vendimin që lënda Target-Fortesa të kthehet nga fillimi, me çka i jepet mundësia që Mijallkov të shpëton nga 12 vite burg. Ai thotë se pikërisht Mijallkov është ai i cili i ka vendosur këta gjykatës në pozicione dhe se ata tani po ja kthejnë borxhin.
“Ju e dini se personi në fjalë tani është i akuzuar, por nga ajo që kemi kuptuar, kemi parë dhe analizuar, ai është personi që ka pasur ndikim total në përzgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve, dhe pikërisht ata gjykatës që janë përzgjedhur nga ky person ata gjykatës tani duhet të shqiptojnë dënimin. Bëhet fjalë për elementin e frikës edhe autoritetit”, tha avokatiBesnik Asani.
Asani thotë se drejtësia në Maqedonia ndahet me standarde të dyfishta me vet faktin që siç thotë, Fetah Alimi mbahet në burg, ndërsa bëhen përpjekje që Mijallov të lirohet nga të gjitha akuzat.
“Sistemi gjyqësor në Maqedoni është i degjeneruar dhe ka problem nga sistemet e mëparshme. Edhe ky rast ja shton mundësinë që qytetari të mos ketë besim në sistemin gjyqësor. Nuk mund ta neglizhojmë se eksiton një standard i dyfishtë që ndahet drejtësi në baza etnike. Në rastin e Sasho Mihajlllkovit si nacionalitet maqedonas dhe një rast tjetër që kemi rastin e Feta Alimit që është shqiptarë. Ky është një element që krijohet në bindjen e një sistemi që duhet të jetë i paanashëm”, tha Asani.
Asani shprehet i bindur se kjo lëndë do të vjetërsohet dhe Mijallkov do të shpëton.
“Unë mendoj se nga viti 2014 deri më tani kjo lëndë zvarritet dhe bëhet me qëllim të vjetërsimit të lëndës, dhe në vitin 2024 apo 2025 kjo lëndë edhe do të vjetërsohet dhe procedura do të ndërpritet. Të akuzuarit do të lihen të lirë dhe nuk do të përgjigjen për këtë çështje”, shtoi Asani.
Asani shtoi se në Maqedoni duhet që të ndryshohet mënyra e përzgjedhjes së gjykatësve dhe prokurove me qëllim që kthehet besimi në gjyqësor.
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:info@almakos.com | almakoss@gmail.com