Afër pikës kufitare në Jarinjë, në anën serbe tashmë është duke u mbajtur protesta e qytetarëve serbë si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokal të veriut të Kosovës, të cilët kanë ngritur barrikada në komunat veriore tash e disa dite.
Ndërkaq, në anën kufitare të Kosovës janë parë trupa amerikanë në kuadër të KFOR-it.
Siç është raportuar në media, protestuesit serbë kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë serbe për t’u afruar afër kufirit.
Në pamjet e publikuara, disa nga protestuesit serbë janë parë të maskuar dhe duke kënduar këngë për Kosovën.