“Çmimi i ofruar nuk do të jetë goditje për qytetarët. Çmimi përfundimtar, i cili përbëhet nga tre parametra të çmimeve që përcaktohen përfundimisht nga Komisioni Rregullator i Energjisë, siguron që qytetarët të mos goditen me çmimin e ri, sipas përllogaritjeve fillestare, madje mundësohet ulja e çmimit të rrymës për konsumatorët e vegjël, përkatësisht kompanitë që punësojnë 98 për qind të të punësuarve në shtet”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Unë dhe ministri i Financave në mënyrë shumë transparente informuam në një konferencë për shtyp për buxhetin se tashmë kemi vendosur një zë në buxhet prej 250 milionë euro për të përballuar krizën ekonomike dhe energjetike”, deklaroi kryeministri.
Ai informoi se sivjet ESM e rriti prodhimin e saj për 22 për qind, për vitin e ardhshëm planifikohet edhe rritja e prodhimit të ESM në mënyrë që të mund të realizohen planifikimet e parapara.