Moti sot në vend do të jetë kryesisht i vranët në orët e para të mëngjesit, kurse vranësitë do të zvogëlohen pasdite.
Temperatura maksimale do të lëvizë nga 8 deri në 13 gradë.
Në Shkup paradite do të jetë me vranësira, pasdite vranësitë do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 9 gradë.
Në ditët në vijim do të ketë një periudhë moti stabil me më shumë periudha me diell dhe ulje të temperaturave të mëngjesit.