Hekurudhat e RMV-së-Transport në mesditë sërish u bënë me rrymë, pasi sot në mëngjes EVN-ja për shkak të borxhit për fatura të papaguara i shkëputi nga rrjeti objektet e Ndërmarrjes së Hekurudhave në depon në Lisiçe dhe Veles. Informacionin se sërish kanë rrymë e konfirmuan edhe nga Ndërmarrja “Hekurudhat-Transport”, prej ku thonë se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike nuk ka ndikuar mbi ecurinë e komunikacionit hekurudhor. EVN-ja u dha afat disa institucioneve mes të cilave edhe Qendra Klinike, Ndërmarrja “Hekurudhat-Transport” dhe të tjera, që deri më 15 të këtij muaji ta shlyejnë borxhin për rrymë të konsumuar.
Data 21.07.2025
Aktuale
- Çfarë tregojnë studimet mbi lidhjen mes seksit dhe lumturisë?
- Rritje alarmante e rasteve me kancer në Kosovë, 5% më shumë çdo vit
- Gjashtë zjarre aktive në RMV, ekipet e QMK-së dhe zjarrfikësit janë në terren
- Trajkova: Ende nuk kemi garancion nga Bullgaria se Maqedonisë do t’i njihet identiteti dhe gjuha si kritere të pakontestueshme
- Pse duhet të zëmë hundën para se të hidhemi në ujë? Rregulli i rëndësishëm që shpëton nga ndjenja e dhimbjes
- Starlink planifikon të sjellë satelitët e rinj më të fuqishëm deri në vitin 2026
- Zjarri përfshin një sipërfaqe në zonën malore të fshatit Dishnicë, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse e vështirë për shkak të errësirës
- Pse tradhtia emocionale është gjarpër i ngadalshëm që gërryen marrëdhëniet?