Këshilli i Qytetit të Shkupit në mbledhjen e sotme të 21-të, me 22 vota për solli vendim që të obligojë kryetaren Danella Arsovska dhe Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik – Shkup të dorëzojnë informacion për transportin publik urban brenda shtatë ditëve.
Sipas konkluzionit, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe NQP, deri në Këshillin e Qytetit të Shkupit në afat prej shtatë ditësh të dorëzojnë informacion për gjendjen aktuale në transportin publik urban, gjendjen në NQP si dhe mënyrën e organizimit dhe realizimit të transportit publik urban.