Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot mori pjesë me fjalim të tij në takimin onlajn të Rrjetit evropian të migracionit.
“Republika e Maqedonisë së Veriut si edhe më shumë vende evropiane janë të ekspozuara ndaj rritjes së migracionit në kuadër të procesit të globalizimit. Duke pasur parasysh rrjedhat migruese dhe ndikimin e tyre ndaj zhvillimit demografik dhe socio-ekonomik, po tentojmë në mënyrë sistemore të kyçemi në qasjen globale evropiane për ballafaqim me migracionin dhe sfidat nga migracioni. Në këtë drejtim, kam kënaqësinë në këtë moment të shpreh gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërmarrjen e rolit të vëzhguesit në kuadër të Rrjeti evropian të migracionit”, theksoi ministri Spasovski, gjatë së cilës rikujtoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ishte vendi i parë i goditur nga kriza e migracionit në vitin 2015.
“Prapëseprapë, edhe pse jemi shtet i vogël, me resurse dhe kapacitete të kufizuara, fuqishëm qëndruam në mbrojtjen, me sukses e menaxhuam krizën dhe me këtë kontribuuam në ruajtjen e mirëqenies jo vetëm të qytetarëve tanë, por edhe të tërë kontinentit evropian. Përpjekjet tona në atë moment, do të thoja edhe deri në ditët e sotme, janë të njohura dhe të theksuara, si nga ana e Unionit Evropian, poashtu edhe nga ana e organizatave të shumta ndërkombëtare. Doemos, ne jemi të përgatitur, jemi në dispozicion të ndajmë eksperiencën tonë me Ju, me të vetmin qëllim-krijimin e politikave të suksesshme të migracionit, në nivel jo vetëm të Unionit Evropian, por edhe në nivel të tërë kontinentit evropian”, theksoi ministri Spasovski.
Ai shtoi se Republika e Maqedonisë së Veriut me përkushtim punon në përgatitjen e disa dokumenteve strategjike.
“Këtu dëshiroj të përmend Rezolutën për politikën e migracionit 2021-2026 me Plan aksional përkatës, që paraqet dokument kryesor strategjik në fushën e migracionit. Poashtu, përgatitëm e Profil migrues në Republikën e Maqedonisë së Veriut në të cilin janë prezantuar të dhëna relevante statistikore për migracionet e jashtme legale dhe ilegale, si dhe analizë e tyre në bazë të të cilës janë shqyrtuar trendet në dekadën e fundit. Jam i bindur se këto të dhëna do të jenë të rëndësisë së madhe në përgjithësi për tërë fotografinë e migracionit në Evropë, duke pasur parasysh faktin se Ballkani Perëndimor, posaçërisht Republika e Maqedonisë së Veriut ka një pozitë mjaft specifike kur bëhet fjal për Rrugën e Ballkanit Perëndimor”, tha Spasovski.
Në fund të takimit, ministri Spasovski potencoi se kërkesa për kyçjen në rrjetin evropian të Migracionit nuk paraqet fillim të bashkëpunimit, për shkak se një kohë më të gjatë po punojmë si partnerë dhe po ndahen principe të përbashkëta, për të cilat flasin rezultatet e arritura.