Propozim ligji i dorëzuar nga deputetët e OBRM-PDUKM-së për rritje të subvencionit për racion studentor nga 120 në 160 denarë, nuk ka kaluar në seancën e sotme në Kuvend. Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanovski tha se, ata ofrojnë zgjidhje konkrete dhe se ka mjete në buxhet për këtë. Ai u bëri thirrje deputetëve që menjëherë të votojnë nevojën për këtë ligj përmes komisioneve parlamentare të votohet zgjidhje ligjore me të cilën deri në fund të vitit, në vend se 120 denarë, të marrin 160 denarë për racion studentor.
“Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dorëzoi mbi 5 apo 6 amendamente që duhej të përmirësojnë drejtpërdrejt standardin studentëve. Kishte amendamente për rikonstruim të konvikteve studentore, efikasitet energjetik të konvikteve studentore, për përmirësim të standardit studentor, diçka që pa përjashtim shkurtohet gjithkund në këtë buxhet. As ato 120 denarë nuk i kishit parashikuar në buxhet, por me ndërhyrje të amendamenteve i keni përfshirë në buxhet”, tha Bojan Stojanoski, OBRM-PDUKM.