Qeveria ka hartuar një strategji për zhvillimin e energjisë deri në vitin 2040 në përputhje me “marrëveshjen e gjelbër” europiane, e cila kërkon rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.
Sipas drejtorit të Agjencisë për Energji, Dario Nikolovski, “Ajo që është më e rëndësishme në këtë periudhë është faza përfundimtare e parkut me erë të Bogosllovec në Sv. Nikole. Është një park me erë që duhet të përfundojë me procedurat teknike deri në fund të vitit dhe shpresoj se do të fillojë të punojë vitin e ardhshëm”, tha ai në një intervistë për Frontline.
Parku me erë “Bogoslovec”, Sv. Nikole
Bëhet fjalë për një park të madh me erë prej tetë turbinash me fuqi 36 megavat, dhe kështu do të jetë një mbështetje për të gjithë sistemin energjetik në vend, veçanërisht tani në këtë kohë të krizës globale energjetike, sqaron Nikollovski.
Ai thekson se nga këqyrja në terren është evidente se gjithçka është instaluar dhe pritet vetëm realizimi i provave, të përfundohen të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe vënia në përdorim.
Parku me erë “Bogoslovec”, Sv. Nikole
“Fjala është për një investim privat prej rreth 50 milionë euro dhe investitorët tashmë po shfaqin interes për një investim të ri falë politikave të Qeverisë që krijojnë një klimë të mirë biznesi për investime të mëdha në fushën e energjetikës”, thotë Nikollovski.
Sa i përket parkut me erë në Bogdanc, sipas drejtorit të Agjencisë për Energji Dario Nikolovski, po përgatitet një rritje e kapacitetit të tij dhe ESM po punon për zgjerimin e tij me tre turbina të tjera, që do të rriste kapacitetin e përgjithshëm nga 36 ekzistuese në 50 megavat fuqi.
Parku me erë “Bogoslovec”, Sv. Nikole
“Kur flasim për burimet e rinovueshme të energjisë, nuk duhet harruar projekti më i madh i deritanishëm, që është parku me erë i ndërtuar nga kompania gjermane VPD. Bëhet fjalë për një investim prej 500 milionë eurosh në një park me erë me fuqi mbi 400 megavat që do të sigurohet nga 69 turbina me erë. Në ndërkohë, përveç parqeve me erë, është vënë në përdorim edhe termocentrali më i madh i fototensionit prej 17 megavat”, tha drejtori i Agjencisë për Energji, Dario Nikolovski, në një intervistë për Frontline.