Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot njoftoi se janë ndarë mjete financiare për ndërtimin e një objekti të ri për gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë, përcjell TV21. Shaqiri tha se është në komunikim me komunën e Kumanovës, ku pritet edhe të merret leje për ndërtimin e objektit.
“Gjatë vitit 2023 anë paraparë rreth 50 milionë denarë dhe gjatë vitit 2024, po me të njëjtin vendim janë paraparë edhe 70 milionë denarë për gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë. Së shpejti do të presim lejen e ndërtimit që mund të organizojmë furnizimin publik dhe t’i shfrytëzojmë mjetet që janë paraparë për vitin 2023 dhe 2024″, tha mes tjerash Shaqiri.