Alarme për bomba sot u dërguan në Ministrinë për Punë të Jashtme (MPJ), Qendrën Tregtare të Qytetit dhe në disa shkolla të Shkupit.
“Njoftojmë se deri tek Ministria për Punë të Jashtme përmes postës elektronike ka arritur një informatë se në godinën e këtij institucioni është vendosur mjet shpërthyes. Ministria menjëherë ka njoftuar shërbimet përkatëse në MPB, me ç’rast janë ndërmarr të gjitha masat për evakuim. Në bazë të protokolleve të sigurisë, sapo të krijohen kushte adekuate, të punësuarit do të kthehen në vendet e tyre të punës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Alarm për bombë është dërguar edhe në Qendrën Tregtare të Qytetit (GTC), gjimnazin “Josip Broz-Tito”, “Orce Nikollov” dhe “Nikolla Karev”.
Ekipet e MPB-së janë në teren dhe po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme.