“Siguria dhe roli i informacionit dhe dezinformimit është procesi kryesor i zhvillimit të ngjarjeve në një vend, si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe në nivel kombëtar”, thotë Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, në një intervistë për CIVIL Media.
Ai thekson se këto janë komponentët bazë të cilat në në mesin e informacionit, dezinformimit dhe propagandës luajnë rolin kryesor, gjë që viktimizon qëllime të caktuara të vetë shteteve apo të drejtat diskrecionale që ushtrojnë në planin ndërkombëtar.
Sipas tij, është vërtetuar se dezinformimi dhe propaganda nuk janë të sanksionuara, dhe një grup apo një shtet nuk mund të merret me parandalimin ose me minimizimin e pasojave të propagandës, prandaj nevojiten konventa të veçanta për të rregulluar këtë çështje – për të sanksionuar media ose individë të caktuar, ose shtete në lidhje me propagandën.
“Mendoj se këtë hapësirë e shfrytëzojnë shtetet inteligjente për të arritur qëllimet e tyre, andaj pa sanksione ndërkombëtare ndaj grupeve dhe shteteve të caktuara propaganda do të jetë edhe më agresive”, tha Selmani.
Nazmi Abdurrahmani
Kamera dhe montazh: Arian Mehmeti