Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë. Në një paraqitje në emisionin “Vetëm e vërteta”, ai tha se ka një konsensus të tillë mes partnerëve qeveritarë.
“Skriningu ka filluar dhe obligimet që i kemi marrë duhet të kryhen, ka reforma në sistemin tatimor, në bujqësi…”, tha Petrov.
Duke folur për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, Petrov tha se nëse ecim në rrugën evropiane, nuk ka asgjë të keqe të rritet shumica qeveritare. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ai shtoi se skenari i dëshiruar është ndërtimi i unitetit.
– Opozita të bashkohet dhe amendamentet kushtetuese të kalojnë në Kuvend në mënyrë dinjitoze. Se përndryshme skenaret e tjera janë humbje kohe për shtetin, theksoi Petrov.