Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela vizitoi Agjencinë e Administratës (AA).
Ai u prit nga drejtori dhe zëvendësdrejtori i AA-së, Spase Gligorov, përkatësisht Agron Seferi.
Kjo vizitë u realizua për të parë nga afër zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve dhe për të parë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.
Palët u dakorduan që të vazhdojnë takimet e këtilla informuese.