Shkupi aktualisht ndodhet në ditën e tretë që bllokohet nga autobusët privatë, sipas tyre për shkak të borxhit miliona denarësh që qyteti i Shkupit u ka borxh, por që kryetarja Danella Arsovska nuk ua zgjidh problemin.
“Ne kemi faj që Qyteti nuk e zgjidh problemin me transportin, ky nuk është problem i Qeverisë, por i kryetares Arsovska”, thotë një grua nga Shkupi në anketën e CIVIL Media.
Të njëjtin mendim e ndajnë edhe një pjesë tjetër e konsiderueshme e qytetarëve, ndonëse thonë se realisht nuk mund ta kuptojnë se kush e ka fajin sepse nga akuzat e ndërsjella nuk mund të gjykojnë se cila është e vërteta e çfarë është gënjeshtër.
Sipas deklaratave të deritanishme nga Qyteti i Shkupit, nuk do të largohen autobusët derisa të plotësohen kushtet e përcaktuara për pagesën e borxhit që kërkojnë nga Qyteti i Shkupit. Arsovska prej disa ditësh pohon se nuk është përgjegjëse për problemin dhe as nuk ofron zgjidhje që do t’i zvogëlonte vuajtjet e banorëve të Shkupit, prandaj topin ia kalon pushtetit qendror.
Bllokimi i tre udhëkryqeve kryesore në Shkup e paralizoi qytetin, kështu që qytetarët humbasin vizitën e mjekut, vonohen në mësime, luten shefat që t’i lejojnë të punojnë nga shtëpia…
“Qoftë mosmarrëveshje partiake apo ndërmarrje publike me private, ata duhet ta zgjidhin mosmarrëveshjen, e jo të ngacmojnë qytetarët… për mendimin tim duhet zgjidhje politike”, thotë një nga qytetarët e anketuar.
Qyteti i Shkupit dje njoftoi se sot do të shpallet një thirrje e re publike për autobusët privatë në linjat numër 20 dhe 22, por as “Sloboda Prevoz” dhe as “Makexpress” nuk do të mund të konkurrojnë për një vit nga dita e përfundimit të kontrata për shkak të shkeljes së dispozitave të kontratës nga ana e tyre.
Andreja Risteski
përgatitur nga: S. Taneska
kamera dhe montazhi: Aleksandar Rizinski