Bllokada e autobusëve në Shkup u shkakton dëme të mëdha qytetarëve. Të gjithë së paku gjysmë ore në ditë qarkullojnë më shumë, shpenzojnë karburant, humbin orët e punës, humbin bizneset, që është humbje e madhe për qytetarët, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari sot në Strumicë.
Ai shtoi se nuk mund të thotë se çfarë masash do të ndërmerren, por situata është duke u monitoruar.
“Është situatë e pakëndshme, dëme të mëdha pësojnë qytetarët, për… mund të them që për dëshirën e dikujt është i pranishëm në rrugët e Shkupit. Duke ardhur në Strumicë, mezi dolëm nga Shkupi, pa qenë nevoja.Kjo protestë duhet t’u drejtohet atyre që e krijojnë ose atyre që mendojnë se dikush po ua krijon, kështu dëmin epaguajnë qytetarët”, theksoi ministri Penov.