-Bas rapid transit (BRT) që e financon Banka evropiane për Rindërtim dhe zhvillim (BERZH) nuk mund të jetë më i dëmshëm për Shkupin se autobusët të cilët qarkullojnë, ndërkaq janë 30 vite të vjetër, porositi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
“Për fat të keq gjendja në Qytetin e Shkupit është prej vitit 1980 dhe nuk i ngjan qytetit që është kryeqendër e vendit që aspiron të jetë anëtare e BE-së. Në Qytetin e Shkupit na nevojiten zgjidhje të vitit 2040 apo 2050 dhe konsideroj se BRT është një zgjidhje e tillë. Më vjen keq që nuk ulen të takohen, t’u lihet atyre që janë më të matur dhe më të thirrur të thonë se cila është zgjidhja për transportin në Qytetin e Shkupit”, tha Bytyqi.
Ai theksoi se mbetet në qëndrimin se BRT është zgjidhje e cila duhet të zbatohet, sepse me të qytetarët do të fitonin transport më cilësor, më të shpejtë dhe më të pastër në qytetin i cili me atë do t’i ngjajë një qyteti modern.
Projekti BRT, i cili është në vlerë prej 70 milionë eurove dhe financiarisht i mbështetur nga BERZH-i, e filloi administrata e kaluar e qytetit në krye me ish kreun Qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Për të ishte marrë edhe kredi, por pas ndryshmit të pushtetit lokal projekti ishte ndërprerë sepse kryetarja e re e Qytetit, Danella Arsovska dhe shumica në Qytetin e Shkupit konsideronin se BRT nuk është projekt i shpagueshëm ekologjik.