Në Samitin e Ballkanit Perëndimor-Unioni Evropian që po mbahet sot në Tiranë, operatorët e telekomunikimit nga vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nënshkruan Marrëveshje me të cilën do të mundësohet ulja e çmimeve për roaming midis BE-së dhe regjionit nga viti i ardhshëm, transmeton Almakos.
Me Marrëveshjen hapet rruga për nisjen e procesit të ndërprerjes së tarifës për roaming midis vendeve nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor. Pas bisedave të gjata, Komisioni Evropian dhe Këshilli Regjional për Bashkëpunim, të udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm Majlinda Bregu arritën marrëveshje me operatorët e telekomunikimit në Evropë dhe në Ballkan për uljen e tarifave roaming.
Nënshkrimi i Deklaratës për roaming do të garantoje uljen e dukshme të harxhimeve nga 1 tetori i vitit 2023. Tarifat e afërta me nivelet nacionale të çmimeve planifikohen që të arrihen deri në vitin 2027./Almakos/