Babë e bir janë plagosur me thikë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në rrethana ende të paqarta.
Korrespondenti i Panorama raporton se të plagosur kanë mbetur Xhevdet Barushi 62 vjeç dhe djali i tij Albion Barushi 30 vjeç.
Dy të plagosurit janë gjetur në trotuar nga kalimtarë të rastit, të cilët i kanë transportuar me urgjencë në spital.
Babë e bir kanë marrë plagë të renda dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.