Menjëherë pas rizgjedhjes si person i parë i SHGM-së, pas Kuvendit maratonë zgjedhor, Mlladen Çadikovski ka dhënë një deklaratë në të cilën ka ripërsëritur përkushtimin e tij për profesionalizëm, drejtësi, dhe etikë në gazetari. Ai gjithashtu theksoi synimin për të forcuar potencialin e gazetarisë maqedonase në mënyrë që ajo t’u shërbejë më besnikërisht qytetarëve.
Çadikovski fitoi në zgjedhjet për kryetar dhe organet e tjera që u votuan në kuadër të SHGM-së në tubimin më të madh të kësaj organizate që nga themelimi i saj në vitin 1946 e deri më sot.
Në kuvend erdhën dhe u regjistruan 456 punëtorë të medias, anëtarë të ZNM-së. Çadikovski mori 229 vota. Kundërshtari Marjan Nikolovski mori 119 vota, ndërsa nënkryetarja aktuale e SHGM, Filjana Koka mori 53 vota.
Kuvendi i SHGM-së, i cili ka rreth 1000 anëtarë, filloi në orën 10 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 18:00.
Në prag të zgjedhjeve për kryetar të SHGM-së, Civil ftoi tre kandidatët për intervistë, të cilët të gjithë u përgjigjën pozitivisht. Deklaratat e tyre u publikuan veçmas dhe menjëherë para zgjedhjeve në një shkrim u fol për veçantitë e të treve kandidatëve në të cilën u evidentuan edhe angazhimet e tyre kryesore për arsyet e kandidaturave./Civilmedia.mk
Kamera: Dehran Muratov
Redaktimi: Arian Mehmeti