Këtyre ditëve doli nga shtypi vepra e njëzettë e prof. Dr. Ali Pajazitit, Publicistikë sociale, një përmbledhje kolumnash dhe recensionesh ku vjen në shprehje zanati sociologjik dhe ligjërata specifike e këtij intelekuali dhe autori të mirënjohur shqiptar. Në të trajtohen tema të ndryshme nga përditshmëria jonë lokale, ballkanike dhe globale, me një qasje të thellë analitike, kritike, duke shfrytëzuar edhe instrumentariumin shkencor, teoritë dhe paradigmat e ndryshme të shkencave sociale. Teksti shoqërohet dhe fuqizohet edhe me të dhëna kuantitative-statistikore, që narrativit dhe eksplikacioneve të autorit u japin një bindshmëri më të lartë.
Autori vë si objektiv shoqërinë e lirë, në të cilën sipas Ron Rivers-it (2019) realizohet “liria për me qenë” (freedom to be), përkundër shoqërisë së forcës, dhunës, ndëshkimit si kulturë negative, si tipare të historisë brutale të shtetit të detyrimit (Berger, 2020). Shkrimet e këtij publikimi fokusojnë edhe pikëpamjen racionale ndaj kombit në kënetën ballkanike që reflektohet përmes zërit të antropologes Zagorka Golluboviq, që këtë fenomenin etnocentrizmin e llogarit si “besnikëri politike patologjike” ndaj një entiteti ose etnikumi të caktuar. Mes temave që shtjellohen në këtë përmbledhje është edhe feja e decentralizuar, dmth fetaria që shprehet përmes hapësirës virtuale dhe online platformave, kur komunikimi i besimtarit me autoritetin zbret në një vijë horizontale. Pastrehësia, autizmi, nataliteti, arsimi dhe proceset edukative në kontekstin e pandemisë së Covid-19, spiritualiteti në kohë krize, rutinizimi i vdekjes në këtë periudhë të makro-turbulencave, triada Europa-politizimi i kulturës-mania identitare, filmi boshnjak i shumëpërfolur Qua vadis Aida?, orientalizimi përmes futbollit (shembulli i Euro 2020) si punë më e rëndësishme terciare në botë, relacioni reality show-(i)moraliteti, koha e lirë si e drejtë njerëzore universale, sanksionuar edhe me ligjet shtetërore, janë ndër subjektet që rrok harku qëmtues i këtij libri.
Data 23.11.2024
Aktuale
- “Dërgoni raketat Ukrainës sa më shpejt”, Parlamenti Europian i bën presion Berlinit për raketat me rreze të gjatë Taurus
- Ranieri jep dritën jeshile, Roma pritet të transferojë yllin e Milanit
- Opozita ka lajmëruar protestën e radhës më 26 nëntor, Sali Berisha takim virtual me drejtuesit e qarqeve të PD-së
- Merrni masa tani: Një rrezik serioz për përdoruesit e ruterave D-Link të vjetër
- Qoku: Pse DUI dhe Ali Ahmeti i kanë kërukuar Pendarovskit amnestimin e Gruevskit?
- Djegia e veturës së zyrtarit socialdemokrat/ LSDM: Të hetohet nëse sulmi është politikisht i motivuar!
- Fetai: Nostalgjia e Bujarit për dollitë me miqtë nga Beogradi është e kuptueshme
- VLEN: BDI-ja ka zgjedhur heshtjen përballë të vërtetës