Në një gjyq në Serbi, një kriminel serb dëshmoi se për pasaportën maqedonase paguhet 30 mijë euro, përcjell FLAKA.
Roko quhej shtetasi maqedonas, i cili sipas deklaratave të bëra në Gjykatën Speciale në Beograd, ka marrë 30 mijë euro për pasaportë maqedonase, raportojnë sot mediat serbe. Kështu tha dëshmitari Srgjan Laliq në procesin kundër Velja Nevoljës dhe klanit kavak.
“Kam çuar para në një shtëpi në Zemun për transport në Turqi, një herë kam marrë 30 mijë euro për pasaportë për Marko Boziqin. Personi që ishte kontakti i pasaportës për Maqedoninë e Veriut është një person me nofkën Roko. E përmenda se grupi merrej me shpërndarje droge, siguri”, tha Laliq para Gjykatës Speciale në Beograd.
Afera “Dvojnik” në Maqedoni kishte të bënte pikërisht me dhënien e 215 pasaportave maqedonase për banditët e njohur, bosët e drogës, kriminelët nga jashtë. Në MPB ka vendime për disa zyrtarë.
Tani opinioni maqedonas është tronditur nga një aferë e re, pasi u bë e ditur se oligarku ukrainas Oleksandr Onishçenko kishte pasaportë maqedonase dhe gjithashtu ishte në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara. Onishçenko pretendoi se nuk kishte asgjë të diskutueshme dhe se të gjitha dokumentet që ai i ka dorëzuar kanë qenë të ligjshme.