Inspektorët e DAP (Drejtoria e të Ardhurave Publike) kanë filluar aksionin për kontrollë në Ndërmarrjen për Transport Publik të Qytetit të Shkupit (NQP-Shkup), kompanisë MAK-EKSPRES dhe Sloboden Prevoz, raporton indeks.mk
Këtë informacion për indeks.mk e konfirmojnë burime të sigurta brenda DAP duke thënë se kjo kontroll vjen menjëherë pas kaosit që shkaktoi sot protesta e shoferëve të autobusëve të linjës private.
Burimet tona thonë se pas përfundimit të kontrollit, DAP do të dalë me detaje dhe raport zyrtarë në lidhje me punën dhe respektimin e dispozitave ligjore dhe konstatimeve nëse ka pasur parregullsi gjatë kryerjes së veprimtarisë së tyre.
Ata sot bllokuan udhëkryqin tek Q.T. Mavrovasja në shenjë proteste për të kërkuar siç thonë ata, paratë nga Danella Arsovska./indeks.mk/