Shoqata Kulturore, Artistike dhe e Valltarëve “ Ibe Palikuqi ” nga Shkupi, nesër në fillim prej ora 19 do të marr pjesë në një koncert festiv në Rahovec të Kosovës, me rastin e festës së 28 nëntorit, transmeton Almakos.
“ Muaji nëntor, muaji i festave, muaji i ngjyrave tona kuq e zi!
Në 110 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptarë dhe të gjithë shqiptarisë, AKV Ibe Palikuqi nga Shkupi, me padurim pret që të shfaqet përballë publikut të Rahovecit dhe të festoj me bashkë atdhetarët e shtetit të Kosovës.
Ashtu siç na ka hije, të unifikuar dhe me një zë, le t`ia themi këngës dhe të festojmë për shumë mote festën e 28 nëntorit!”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate./Almakos/