Është bërë një gabim në raportin e Ministrisë së Ekonomisë në lidhje me informacionet për kursimin e energjisë elektrike, transmeton Almakos.
Gabimi ka ndodhur në lidhje me Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut ku raporti për muajin tetor të vitit 2021 dhe tetor të vitit 2022 është paraqitur me 760 % dallim.
Në realitet, në revizionin e brendshëm është parë se dallimi është 36.34 % më pak energji elektrike sesa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021./Almakos/