Për Darko Avramovskin, nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, modeli zgjedhor për njeriun e parë të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është i keq, edhe pse siç thotë ai në emisionin “360” në Alsat, mund të precizohen disa dispozita. “Modeli në thelb është i mirë, ajo që duhet punuar është që të precizohen disa dispozita. Fakt është se vetë institucionet në veprimet e tyre duhet të dëshmojnë integritet dhe zbatim të atyre parimeve të mirëqeverisjes dhe menaxhimit të mirë që jo gjithmonë duhet të jenë të shkruara”, thotë Avramovski./Alsat.mk
The post Avramovski: Modeli për zgjedhjen e kreut të PNKK-së është i mirë, por duhet të precizohen disa dispozita appeared first on Alsat.